Kryemadhi: LSI mbështet të rinjtë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-19

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ne diten e fundit te kampingut ne Jale, kryetarja e Lëvizjes Socialiste per Integrim, Monika Kryemadhi, u ka bere thirrje te rinjve te jene aktive ne politike, si rruga me e mire per te ndryshuar Shqipërinë. Kryemadhi nuk i ka kursyer kritikat per infrastrukturën e munguar qe dëmton turizmin, duke e ilustruar me kete shembull domosdoshmërinë e me shume te rinjve ne parlament e ne drejtimin e vendit.

?Ju e shikoni këtë bregdet aq të bukur, por nuk të ofron atë çfarë ofrojnë vendet e tjera evropiane. Nuk të ofron infrastrukturën, energjinë elektrike, nuk të ofron rrugën e shumë e shumë shërbime të tjera. Ndaj misioni juaj është shumë i thjeshtë: nëse doni të keni një të ardhme të ndritur merruni me politikë, vendosni piketat tuaja, jepini forcë vetes suaj, ecni bashkë në grup, sepse vetëm ashtu mund ta përmbysni këtë realitet të hidhur e të shëmtuar, por mbi të gjitha do të ngrini një të ardhme të ndritur për veten tuaj dhe për brezat që do të vijnë?.

Sipas Kryemadhit, LSI është kritikuar per peshën qe u ka dhënë te rinjve.

?LSI-ja është sulmuar më shumë nga të gjithë për vendosjen e të rinjve në listat e deputetëve nga opinioni publik. Njerëzit janë skeptikë për të rinjtë. Pjesa më e madhe e të rinjve këtu janë studentë, gjimnazistë apo sapo kanë mbaruar shkollën dhe asnjëri nga ju nuk ka garanci se çfarë do të ndodhë me të nesër, ku do të punojë, ku do të jetojë dhe çfarë të ardhme ka. Dhe për këtë fajin e ka politika, por si mund ta lësh ti politikën të vendosë për fatet e tua. Më mirë të vendosësh vetë për fatin tënd se sa dikush tjetër që nuk të konsideron?.

Sipas kryetares se LSI, Shqipëria po zbrazet gjithnjë e me shume nga te rinjtë qe largohen, por zgjidhja me e mire eshte qe ata ta ndryshojnë vendin e tyre per nje te ardhme me te mire.

Share This Video


Download

  
Report form