http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste për Integrim është aleati më i rëndësishëm i PD në betejën për të fituar zgjedhjet e 25 prillit dhe pavarësisht se reforma zgjedhore nuk është mbyllur ende, në kampin opozitar po diskutohet tashmë çdo skenar që maksimalizon votën e koalicionit; qoftë me një listë unike, me dy lista.Në një intervistë për Vizion Plus kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi paralajmëron se fitorja e opozitës do të jetë e thellë pavarësisht taktikave të mazhorancës. MONIKA KRYEMADHIKRYETARE E LSI ?Maksimalizimi i votës së opozitës është në të gjitha variantet. Është e lexuar, e kontrolluar, e dakordësuar, e rakorduar, e numëruar, e përllogaritur. Pra është çdo gjë dhe nuk ka asnjë lloj shpëtimi. Kodi aktual që kemi është një mundësi dhe rezultati më i mirë që mund të marrë rilindja është me kodin aktual. Çdo ndryshim tjetër i sistemit me koalicione apo pa koalicione, me lista të hapura apo me lista të mbyllura, në rastin më të mirë do të ketë 40 deputetë, në rastin më të mirë. Të jeni të bindur që në çdo lloj zhvillimi ose në çdo lloj hapësirë të të gjithë kësaj strategjie që po ndiqet do të ketë një ?boom? të votës së elektoratit që do të ndodhë si në 1997 ku mazhoranca ishte me 104 deputetë.?Vetë Kryemadhi, thote per Vizion Plus, se ende nuk e ka vendosur në cilin qark do të garojë, por nuk e përjashton një përballje me kryeministri Edi Rama në qarkun e Durrësit.Sigurisht që strategjia ime është Fieri, Durrësi, Tirana, Elbasanin do të shikojmë.Vizion Plus-Përballë Edi Ramës në Durrës?Po pse jo. Nuk ka asgjë të keqe, është interesante. Do ta bënte betejën shumë më interesante, por e gjitha do të jetë në funksion të maksimalizimit të votës.Ajo që synon opozita nga sot deri ne 25 prill shkon përtej një vote kundër qeverisë Rama, sipas Kryemadhit koalicioni opozitar synon të ofrojë një alternativë të re veçanërisht për të rinjtëMendoj që sot Shqipëria ka nevojë për një vendimmarrje të re, të cilët e lidhin të ardhmen e tyre me të jetuarin në Shqipëri dhe vetë slogani i LSI është ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë në aspektin e rikthimit të atij truri të rrjedhur në këto vite të larguar për t?u rikthyer në Shqipëri duke pasur parasysh që ky vit sidomos do të jetë një vit shumë i vështirë për arsimin shqiptar.Dhe kur flet për arsimin, Kryemadhi, nuk i ka kursyer kritikat ndaj ministres Besa Shahini.Kemi një të papërgjegjshme Ministre të Arsimit, e cila pasi shkatërroi çdo gjë thotë se do të ikë me pushime. Ku e çon logjika, ku e çon përgjegjësia. Pra përgjegjësia e saj është 0, është e papërgjegjshme.Pra ajo që, nuk mund të them më irriton, por më nervozon dhe më bën jashtëzakonisht shumë jo dëshpëruese, por revoltuese mënyrën se si ajo e ka konceptuar Shqipërinë, si një lopë që e mjel dhe do kthehet tek burri i vet, në Kosovë, në Gjermani, Kanada apo ku do shkojë ajo.Këto 8 muaj do të shënojnë betejën më të rëndësishme për opozitën, e cila do të synojë unifikimin e...