Maqedonia në NATO pas “emrit” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoletenberg, është shprehur qarte se Maqedonisë i hapen dyert e NATO-s pas zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë.



Gjatë fjalimit të tij para ligjvënësve, Stoltenberg u shpreh se vendi po ecën drejt zhvillimit. Ai vlerësoi takimin në Nju Jork me përfaqësuesit e Athinës, ndërsa theksoi se miratimi i ligjit për gjuhët, javën e kaluar ishte një hap i rëndësishëm.



?Ka akoma vend për flamuj të ri në Selinë e NATO-s. Duhet edhe shumë punë për tu bërë dhe kjo nënkupton edhe zgjidhjen e çështjes së emrit. Kjo është një çështje që rëndon këtë vend dhe rajonin tanimë një kohë të gjatë. Dje në Nju Jork u bë edhe një hap i madh, jam i inkurajuar për hapat e ndërmarr dhe ju inkurajoj që të shkoni para. Megjithatë anëtarësimi në NATO është më shumë se zgjidhja e çështjes së emrit. Aspirata për anëtarësim në NATO, kërkon edhe përmbushjen e reformave. Ju përgëzoj për përpjekjet, posaçërisht planin 369. Miratimi i ligjit për gjuhët javën e kaluar ishte një hap i rëndësishëm.?



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nënvizoi rendësine e bashkëpunimit mes mazhoramces qeverisëse dhe opozitës. Stoltenberg u takua me presidentin Gjorge Ivanov, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, dhe atë të mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Share This Video


Download

  
Report form