Debat në komision për marrëveshjen e emrit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni për çështjet kushtetuese diskutoi projektligjin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë bazuar në marrëveshjen e arritur në Prespë mes Shkupit e Athinës.Kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje deputetëve të bashkohen për qëllimet strategjike të vendit.ZORAN ZAEV: ?Kjo iniciativë ngrihet në pajtim me ligjet dhe procedurat institucionale. Deputetët janë ata që duhet ta përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve drejt NATO-s dhe BE-së dhe të prononcohen sipas vullnetit të tyre. Tani ka ardhur koha që të gjithë ata që janë për në NATO dhe në BE të përkrahin ndryshimet?Por Trajko Veljanoski, deputet i VMRO-DPMNE-së tha se rezultati i referendumit tregoi se Marrëveshja e Prespës është e dëmshme.Trajko Veljanoski: Ju nuk i keni dy të tretat e shumicës për ndryshimin e Kushtetutës, ndaj vazhdoni procesin. Vullneti i shumicës së popullit që u shpreh përmes mosdaljes në referendum. Në vend të debateve publike, ka pasur negociata sekrete, në vend të konsensusit dhe bashkimit marrëveshja ka ndarë shoqërinë tonë.Kryetari i Komisionit Talat Xhaferi, bëri të ditur se deputetët mund të vazhdojnë debatin për 10 ditë, ndërsa seanca plenare është paracaktuar të mbahet të hënën e ardhshme. Nëse qeveria nuk arrin të sigurojë 2 të 3 e votave për miratimin e amendamenteve, atëherë vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.Ndërkohë në Greqi ministri i mbrojtjes Panos Kammenos, tha se Maqedonia do të dështojë në zbatimin e marrëveshjes për emrin. Ai sugjeroi një tjetër plan mbrojtjeje, që do ti shërbejë të njëjtin objektiv gjeostrategjik që ka dhe marrëveshja e Prespës, pa prekur debatin për emrin mes dy vendeve.

Share This Video


Download

  
Report form