Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka bërë një analizë të punës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në një aktivitet pranë fushave të reja te Parku i Liqenit.
Në këtë aktivitet kryebashkiaku ka komentuar edhe protestën e nesërme të Partisë demokratike ku u ka kërkuar pjesëmarrsve të mos e bëjnë Tiranën pis.
?Nesër do të ketë protestë në Tiranë, si Kryetar i Bashkisë kam respektuar protestën por u kërkoj: Mos na e bëni pis Tiranën. Sepse kur mbarojnë debatet, sherret dhe protestat jemi të gjithë qytetar të Tiranës. Porosia ime e vetme është : Mos e bëni pis Tiranën, ose nëse e bëni, pastrojeni. Të protesotjmë si qytetar, të mos këpusim asnjë lule dhe të mos urinojmë rrugëve. Jam shpresëplotë se edhe miqtë bashkëqytetarët tanë të bindjeve të ndryshme politike e respektojnë një Tiranë të pastër", tha Veliaj.