PD: “Veliaj betonizon Tiranën” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Sot po u japim një tjetër fakt që vërteton se plani i betonizimit të parkut është i miratuar ne detaje, kulla me ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje etj dhe është gati për zbatim.



Le të ndjekim një video të bërë nga një punonjës i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, i cili hyn në server dhe na tregon zonën Tr169 që është liqeni dhe që Veliaj thotë gjithçka por nuk e mohon dot planin e betonizimit te tij.




Siç e ndoqët, video ishte shumë e qartë. Kemi të bëjmë me një plan të qartë në shërbim të mafias së ndërtimit dhe pastrimit te parave që përgatiten ti kryejnë një krim mjedisor Tiranës dhe shëndetit të qytetarëve dhe një vjedhje të pashembullt të tokës publike.



E sfidoj publikisht Erion Veliajn që të ballafaqohemi me fakte për këtë plan betonizimi dhe të mos fshihet pas propagandës sepse qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij.



Shëndeti i qytetarëve të Tiranës nuk është i sigurt me një kryebashkiak që çdo ditë pronën publike të qytetarëve e vë në shërbim të mafias së ndërtimit, e pastrimit të parave të krimit me qëllim pasurimin e tij dhe të shefit të tij. Me Erion Veliaj, Tirana po shkatërrohet. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.

Share This Video


Download

  
Report form