http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtuesit e Partise Socialiste vijojne turin e degjesave dhe llogaridhenies perpara qytetareve. Kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti u ndalen ne Kombinat, nga ku Veliaj prezantoi disa nga ndërhyrjet që janë parashikuar për këtë lagje në rrugë, çerdhe dhe shkolla. Por kryetari i Bashkise u ndal edhe te çështja e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, ku nuk kurseu akuzat per opoziten
?t?i thuash popullit që unë nuk e dua Evropën meqë qeveris Edi Rama dhe Partia Socialiste, është tradhti kombëtare?. ?Ata janë duke bërë një tradhti kombëtare, duke sharë vendin kudo jashtë. Ju e dini fare mirë se ka forca ekstremiste edhe në Hollandë, në Francë, kurse Anglinë sapo e nxorrën nga Bashkimi Evropian. Shumë prej këtyre deputetëve të huaj, kërkojnë një sebep, t?u vijë një shqiptar i opozitës e t?u japë një arsye që ata të votojnë kundra nesh. Kjo është tradhti kombëtare?,
Kryebashkiaku shprehu bindjen se drejtimin evropian dhe shpejtësinë që duan shqiptarët, e ofron vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë. Nderkaq
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se Kombinati do të njohë një sërë investimesh të rëndësishme, si përfundimi i pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës për të dalë në sheshin Shqiponja, si dhe ndërtimi i rrugës Kashar-Rrogozhinë.
?Shumë shpejt do të fillojmë edhe pjesën e mbetur të Unazës së Tiranës, për të dalë te sheshi Shqiponja. Një investim i rëndësishëm që do të shkojë rreth 60 milion euro për të lehtësuar trafikun. Jemi duke diskutuar edhe me partnerë privat për të bërë rrugën nga Kashari në Rrogozhinë?,
Edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi zhviloi një takim në kuadër të llogaridhënies, këtë rradhë ne bashkine e Ures Vajgurore.
këta përpunues të prodhimeve bio, do të marrin nga shteti përfitime fantastike financiare, do të kenë taksa të ulura deri në 5 përqind tatim fitimi dhe tvsh-në e reduktuar 6 përqind për cdo shërbim brenda njësisë së tyre. Po ashtu bashkia po bën një plan për të afruar tokat që ka në posedim nëpërmjet kontratës 1 euro për këta investitorë strategjikë për komunitetin.
Duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve nëpërmjet platformës së bashkëqeverirjes ministri Klosi reagoi ndaj denoncimit të një banori, me marrjen e masave të menjëhershme ndaj nje nëpunësit që kishte kërkuar rryshfet.