punonjësit e Bashkisë.
"Në këtë qytet punohet njësoj për të gjithë, fokusohemi tek një tiranë që bën progres, dashuria jo përçarja, e për të dhunuar një qytet që ne mezi e ndërtojmë. Falënderoj ata që e gdhinë dje që Tirana të zgjohej sot xixë, që dolën në punë edhe pse ishin pushim. Tirana sot në vetëm pak orë nga shkatërrimi i djeshëm ka ngritur kokën, sepse kjo është Shqipëria e vërtetë, edhe mediat e huaja sot kanë shansin të shohin Shqipërinë e vërtetë, që do progresin", tha kryebashkiaku.
Nuk la pa goditur edhe bashkitë që drejtohen nga të djathtët, si Shkodra, Lezha, Pogradeci, Burreli, dhe u ndal edhe në Kamëz, bashki të drejtuara nga të zgjedhur të Partisë Demokratike.
"Ata që erdhën për ekskursion, i bëj një pyetje, sa mirë pastrohet qyteti nga vini? Sa mirë janë shkollat dhe çerdhet nga qytetet nga vini, për të dhunuar Tiranën? Në Kamëz si është lumit, atje, si është në Tiranë, sa ngrohje kanë shkollat në vendin tuaj? Dikush lë qytetin në mizerje dhe vjen të dëmtojë Tiranën, ne nuk e lejojmë. Përgjigjja jonë nuk është me dhunë, është me paqe, me gëzim", u shpreh Veliaj.
Forca nuk ka përsë të tregohet me dhunë - tha Veliaj - duke u shprehur se përgjigjja më e mirë që i jepet protestës së opozitës, është pjesëmarrja e qytetarëve në aktivitet festive sot në Tiranë për Ditën e Verës.
"Nuk kemi askujt kujt t'i tregojmë forcën, fakti që jemi trefish i ekskursionit të djeshëm na bën krenar", theksoi kryetari i bashkisë.
Në përfundim, Veliaj u shpreh në një prononcim për mediat, se ka marrë mesazhe edhe nga demokratë, të cilët i kanë thënë se me skenat e dhunës dje në protestën e opozitës, vota e tyre do të shkojë për Erion Veliajn.
"Miqtë e mi demokrat më kanë thënë s'të kam votuar herën e parë do të votoj tani nuk bashkohem me ata që shkatërrojnë. Socialistë dhe demokratë duan një Tiranë që ecën përpara", tha kryebashkiaku Veliaj.