Nikolla-opozitës: Arsimin e kthyet në kioska universitare, nuk e ul kokën në baltën tuaj...

Report TV 2018-12-20

Views 0

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i është përgjigjur akuzave të opozitës nga foltorja e Kuvendit sa i takon Ligjit të Arsimit të Lartë. Ajo tha se arsimi në kohën e PD u kthye në kioska universitare, ndërsa shtoi se reforma do japë rezultate shumë shpejt. Nikolla tha gjithashtu se nuk ka ndërmend të ulë kokën aspak për baltën që hedh opozita.

?Të gjithë e dinë si e latë ju arsimit, për çfarë bërtisni sot? Çfarë do thoni për tekstet gjithëfare dhe kioskat universitare. Kujtoni se do më bëni mua të ul kokën për baltën tuaj. Do shihni rezultatet në arsim. Do flas dhe për vendimmarrjet e mia. Këtu do jemi e do i shohim të gjitha. E lanë sistemin arsimor në rënie të lirë, por ne kemi ndërmarrë reformë në çdo aspekt. Ku vajtët ju që thonit se do rrisim tarifat që paratë të shkojnë te privati? Studentët protestojnë me të drejtë, ata kanë nevojë për më shumë cilësi, por as nuk krahasohen me arsimin e para 5 viteve. Unë kam marrë vendime shumë të vështira, por jam kujdesur që të gjithë aktorët në sistemin arsimor të bëjnë rolin e tyre sipas raportit të përgjegjësive. Koha do ta tregojë. Ju sjell ndër mend dështimin spektakolar për akreditimin e universiteteve. E çfarë ndodhi? U mor vendimi për të mos akredituar asnjë universitet në Shqipëri", u shpreh ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS