E ndërsa dje ishin në gatishmëri rreth 1500 policë për të shmangur incidentet gjatë protestës së opozitës, sot përpara Kryeministrisë ndodhet një numër shumë i vogël efektivësh, por është vendosur një rrethim me kangjella hekuri.
Rrethimi me kangjellat e hekurit është vendosur për të zëvendësuar kordonin e policëve që ishin dje para Kryeministrisë.
Aktualisht protestuesit e PD vazhdojnë protestën në një çadër të ngritur përballë godinës së qeverisë.