TIRANE - Partia Demokratike zhvilloi një protestë që zgjati gati 5 orë paraditen e sotme para Parlamentit, përmes së cilës kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Rama pas ngjarjes së Divjakës. Protesta e PD-së e filluar rreth orës 10:20 të paradites së sotme u mbyll rreth orës 15:00, ndërsa në të morën pjesë edhe qytetarë nga rrethet, duke e çuar në rreth 1000 vetë numrin e protestuesve.
Protesta u zhvillua para Parlamentit në të njëjtën kohë që Kuvendi zhvilloi seancën plenare ku u diskutua për mbi dy orë mbi trafikun e drogë, e cila u ndoq nga protestuesit përmes ekraneve të vendosura jashtë ambjenteve të godinës së seancave plenare. Një pjesë e deputetëve merrnin pjesë në seancë, ndërsa një pjesë e tyre ndodheshin mes protestuesve duke mbajtur fjalime.
Në fjalën e tij mes protestuesve, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se opozita nuk mund të pranojë që vendi të qeveriset nga karteli i drogës. Sipas Bashës, "përgjegjësi kryesor i narkotrafikut në vend është kryeministri Edi Rama", prandaj sipas tij qëllimi i protestës është dorëheqja e kryeministrit.
Para ambjenteve të Parlamentit, veç mbështetësve të Partisë Demorkatikëve dhe qytetarëve, u mblodhën edhe drejtuesit e furgonëve 8+1, nëpunësit e larguar nga puna, ish-policët e të tjerë.
BASHA: NUK PRANOJME TE QEVERISEMI NGA KARTELI I DROGES
Kretari i PD, Lulzim Basha duke folur nga protesta, tha se opozita nuk do ta lejojë që vendin ta qeverisë pushteti i kartelit të drogës. Në fjalën e tij Basha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si përgjegjës kryesor dhe të implikuar në trafikun e drogës.
"Sot nuk dua të ndalem gjatë me gjëmën e rëndë të narkotrafikut, të drogës me avionë, të drogës që nuk zvarritet më, nuk hipën më as në mushka, makina e gomone, por ka kapur qiellin e shqipërisë dhe për ta bërë këtë ju deshën vetëm 9 muaj. Plani i kartelit të drogës është të blejë zgjedhje pas zgjedhje, të blejë tokën, ujin, të blejë liritë, të blejë demokracinë e shqiptarëve. Plani i tyre ogurzi është të rrënjosin dhe të konsolidojnë përmes mashtrimit të atyre që janë brenda oligarkinë e drogës në vend të demokracisë. Por nuk do të mundin sepse shqiptarët janë më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë. Një përgjegjës ka këtu, është vetëm Edi Rama." u shpreh Lulzim Basha
Sipas kreut të PD, qeveria po përpiqet të fshehë të vërtetën e ngjarjes së Divjakës.
"Jemi përballur me të për të mbrojtur ligjin, për mashtrimet dhe dështimin e tij, që në 8 muaj ja ka dalë të nxjerrë më shumë njerëz nga puna se në 10 vitet e fundit. Sot do përballemi me të jo si opozitë por si shumica absolute, dhe kemi detyrën e shenjtë, dhe të drejtën ti themi dorëhiqu dhe ik. Shqiptarët nuk mund të pranojnë të qeverisen nga një njeri i kapur fund e krye nga karteli i drogës. Shqiptarët nuk ja kanë borxh të ardhmen e fëmijëve të tyre një njeriu që i ka borxh kartelit të drogës. A do ta pranojmë ne këtë qeveri e cila sot ka 1 javë hallin se si t'i ikë përgjegjësisë dhe të fshehë të vërtetën, apo do...