Report Tv - Protesta e opozitës/ Pasqyrimi nga mediat ndërkombëtare

Report TV 2019-02-16

Views 0

Protesta që u organizua këtë të shtunë nga opozita e bashkuar është pasqyruar dhe nga mediat ndërkombëtare. Ata shkruajnë se si mbështetësit e opozitës bllokuan kryqëzimet kryesorë të rrugëve në kryeqytet dhe hyrjen para godinës së institucionit të kryeministrisë. Artikujt vënë theksin tek fakti se kjo protestë u mbajt pasi opozita kërkon rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore thirrje dhe retorikë kjo e artikualuar edhe më herët nga Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kështu agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, në artikullin e shkruar me titull ?Protestuesit shqiptarë tentojnë të hyjnë me forcë në ndërtesën e qeverisë? shkruan sesi mbështetësit e opozitës shqiptare tentuan të thyjenë kordonin policor këtë të shtunë duke hedhur benzinë dhe flakadanë.

Share This Video


Download

  
Report form