Report TV - Përmbledhje e pamjeve nga protesta e opozitës e 27 janarit 2018

Report TV 2018-05-11

Views 0

TIRANE- Mbyllet me incidente të vogla protesta e opozitës së bashkuar, e cila zgjati për rreth 90 minuta në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përpara Kryeministrisë. Kryetari i PD, Lulzim Basha së bashku me Monika Kryemadhin kërkuan largimin e qeverisë Rama, ndërsa paralajmëruan se betejat dhe protestat do të vijojnë deri në krijimin e një qeverie anti-mafia. Basha akuzoi se Rama ka kapur drejtësinë, ndërsa ?peshku? i madh sipas tij është Saimir Tahiri. Lideri i PD theksoi se opozita është e bashkuar në përballje dhe rezistencë deri në fund.

?Shqiptarët e kanë kuptuar se drejtësia nuk është një copë letër dhe fjalë në ajër, por ndëshkim i vërtet për peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Shqiptarët e dinë se në Europë do të futen kur të fusin kriminelët në burg. Ne e duam Tahirin para drejtësisë pa imunitet, i duam ministrat para drejtësisë. Duam zgjedhje, një qeveri të dalë nga vota e lirë sepse vetëm kështu do të kemi një qeveri të lirë. Duam të çmontojmë monopolet. Nuk e kërkojmë Europën duke kërcënuar dhe shantazhuar. Nuk kërkoj ta marrim pushtetin me forcë dhe manipulime. Sot jam para jush. Jo për të kërkuar pushtet për vete, por shtet të drejtë për të gjithë.

Share This Video


Download

  
Report form