Veliaj: Shtojmë autobusët, kontroll me “GPS” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te shtohen autobusët, te ecin me shpejt, te kenë ore te zgjatura shërbimi dhe korsi te dedikuara. Këto jane kërkesat kryesore qe kane qytetaret e Tiranës per transportin publik. Me këto gjetje te sondazhit ne duar, Erion Veliaj tregoi zgjidhjet qe ka ndërmarrë bashkia e drejtuar prej tij. Nga ky muaj do te nise funksionimi i biletës elektronike dhe ne çdo autobus do te ketë kamera sigurie. Po ashtu qytetaret qe do te ndotin mjetet e transportit publik do te identifikohen dhe do te gjobiten.Per te përmirësuar transportin ne Tirane, bashkia ka shtuar autobusët ne çdo linje qytetase. Veliaj paralajmëroi edhe njëherë kompanitë e licencuara qe te respektojnë te gjitha rregullat ne kontrate, ndryshe do te penalizohen nga sistemi i pikëve, deri ne heqjen e licencës.

Share This Video


Download

  
Report form