http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha pronat e ushtrisë që aktualisht nuk janë vend-dislokime ushtarake do t?i nënshtrohen kontrollit. Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë vizitës në Bazën Ajrore të Farkës, tha se verifikimi do të behet për të parë nëse në to kryhet veprimtari e paligjshme.
?Ministria e Mbrojtjes ka nisur një kontroll të imtësishëm nëpër të gjitha ish-pronat të cilat ka nën administrim. Çdo repart e komandë është ngarkuar që me të gjitha burimet njerëzore në dispozicion, të evidentojë saktësisht statusin aktual pikërisht të atyre pronave që aktualisht nuk janë vend-dislokime ushtarake. Ky kontroll po ndërmerret edhe një herë në zbatim të Vendimit 248 të Këshillit të Ministrave datë 29 Mars 2017, për parandalimin e mundësive për ushtrim aktivitetesh të paligjshme nëpër këto prona. Ky kontroll zhvillohet gjatë kësaj jave dhe do të përfshijë përmes një plani të saktë çdo pronë ish-ushtarake kudo që të jetë ajo.?
Xhaçka tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme do të nisë inspektimi i të gjithë hapësirës detare, përmes sistemit radar ajror.
?Përmes kësaj rritje në buxhet kemi siguruar fondet e nevojshme për blerjen e sistemit radar ajror, investimi i parë për ruajtjen e qiejve shqiptarë në demokraci. Së bashku me Ministrin e Brendshëm, kolegun Fatmir Xhafaj kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar në detaje situatën aktuale me vëzhgimin e hapësirës detare. Do të nxjerrim konkluzionet e nevojshme dhe përgjegjësitë e rastit?.
Ministrja e Mbrojtjes u ndal edhe tek modernizimi i Forcave te Armatosura, duke theksuar se qeveria ka vendosur në dispozicion katërqind milionë lekë për këtë qëllim.