Pronarët kundër ligjit të pronave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pronaret kane kundërshtuar projektin e qeverise per pronat, duke e konsideruar ate si nje draft, i cili i dënon ata, por zvogëlon faturën financiare per buxhetin. Një nga pikat qe pronaret nuk bien dakord eshte përllogaritja e tokës me te cilën qeveria parashikon te kompensoje.?Nese sot kompensohet per çmimin e tregut te tokës, ligji thote se do kompensohesh për llojin e tokës qe ke patur ne 44. Qe do thotë, nese ke toke bujqësore do përfitosh kompensim prej afro 3 euro metri katror?.Por ky nuk është i vetmi shqetësim qe kane pronaret. Sipas tyre me projektin e ri te qeverise, do te rishikohen te gjitha vendimet e dhëna dhe se ligji i ri do te ketë fuqi prapavepruese.?Nese unë jam kompensuar dei tani per toke truall me çmimi e tregut i bie qe ti japë leke shtetit?.Qeveria Rama pas dy vitesh qeverisjes ka dale nje projekt lidhur me zgjidhjen e çështjeve te pronës. Sipas variantit te propozuar, këtij problemi do t?i jepet zgjidhje per 10 vite, ndërsa fatura financiare e tij arrin ne 50 mld leke. Sipas pronareve nëse ky draft do te gjeje miratim ne parlament, ai do te ketë te njëjtin fat si te ligjeve te tjera te pronave, ankimim ne Gjykatën Kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form