http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej dy vjetësh, sipas opozitës, ne Shqipëri qarkullojnë barna te paregjistruar dhe jashtë çdo kontrolli. Partia Demokratike tregon skemën se si ministri i shendetesise Ilir Beqaj ka ndërhyre ne tender, ka ndryshuar kriteret per te favorizuar miq dhe kompani te caktuara.?Në vitin 2014 me një udhëzim, Beqaj i ka hapur rrugën e abuzimeve me miliarda lekë duke i dhënë mundësinë klientit të tij, ?Delta Farma?, të futet në tregun e ilaçeve, me barna që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve. Pasi e ka shpallur një tender publik, për blerjen e barnave spitalore me 11 mars, dhjetë ditë më pas, me shkresën nr. 1668/4 Prot, Ministri i Shëndetësisë urdhëron ndryshimin e dokumenteve të tenderit për procedurën e prokurimit?.Partia Demokratike vijon akuzat duke treguar se pasi kompanisë farmaceutike iu hap rruga për te futur barnat ne Shqipëri, ministri Beqaj ka shkelur ne mënyre flagrante ligjin ?per barnat dhe shërbimin farmaceutik?. Ditën e hëne Partia Demokratike do te beje kallëzim penal ne Prokurori ndaj aferës se ministrit te shendetesise Ilir Beqaj. Futja e barnave te pacertifikuara nga ministri i shendetesise mund te ndodhe vetëm kur vendit përballet me situata emergjente. Por sipas demokrateve, ky rast nuk ka lidhje me këtë situate, por me aferën e radhës se ministrit. Ne lidhje me denoncimin e radhës te Partisë Demokratike, Ministria e Shendetesise ende nuk ka nuk ka një reagim zyrtar.