http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Strategjia e re e qeverise shqiptare për administratën publike 2014-2020 synon të fusë disa mekanizma të rinj kontrollues për nëpunësit civil. Gjatë mbledhjes së grupit të posaçëm Shqipëri - BE për reformën në administratë, ministrja Milena Harito tha se sot mungojnë mekanizmat e kontrollit për rreth 84 mijë punonjësit e administratës shtetërore."Ky është një projekt madhor për të cilin po punojmë me ndihmën e SIGMË-s, misioni që na asiston me një suport të vazhdueshëm, për një nga çështjet më themelore që lidhet me mënyrën si do të evuluojë administrata publike, ndërsa për kontrollin ndaj saj do na duhet të përfshijmë dhe teknologjinë, për të pasur një vizion më të përmbledhur rreth saj", tha ministrja e Inovacionit.Ministrja tha nga data 26 shkurt, kur ka hyrë në fuqi ligji i nëpunësit civil, i kemi bllokuar të gjitha punësimet në administratë dhe kjo lidhet me një verifikim të plotë të të gjithë personave që do të përfitojnë statusin e nëpunësit civil. Dosja e tyre do të verifikohet nga Departamenti i Administratës Publike (DAP) në funksion të plotësimit të kritereve që janë të përcaktuar dhe vetëm më pas do të mund të hapen pozicione të reja pune.Harito vuri theksin në rendësinë e respektimit te barazisë gjinore në administrate. Në funksion të kësaj filozofie, Harito tha se 30% e kabinetit qeveritar janë gra, ndërsa në pozicione të larta drejtuese plot 47 për qind. Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi kërkoi një zbatim të kujdesshëm të ligjit "Për nëpunësin civil" në mënyrë që në administratën publike të mos përfshihen njerëz që nuk i plotësojnë kushtet minimale."Na duhet të jemi të kujdesshëm që në klasën e lartë të administratës publike, të mos përfshijmë njerëz që nuk i plotësojnë kushtet minimale për të qënë pjesë e tij. Në të kundërt do të na duhet të përballemi me fenomene të reja në të ardhmen, pasi duke përfshirë në shërbimin civil njerëz që nuk i plotësojnë kushtet ne do ta kemi shumë të vështirë më pas, t'i përjashtojmë prej tij", tha Çuçi.Çuçi theksoi se reforma për ndarjen territoriale po ecën me ritme të kënaqshme dhe është paralel me zbatimin e ligjit të ri 'për nëpunësin civil'.