http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse kjo e hënë shënon ditën e peste pa rroga, duke lene ne pritje mijëra buxhetore, shume punonjës te administratës kane ngurruar te flasin publikisht per kete vonese te paprecedent. 87 mijë është në total numri i nëpunësve shtetërorë të cilët e kane nisur javën pa marrë pagën e korrikut. Arsimtarët, bluzat e bardha, punonjësit e policisë si dhe gjithë zyrtaret e punonjësit e ministrive prisnin rrogën ne datën 1 gusht, pasi nje pjese e madhe e tyre kishte planifikuar pushimet vjetore. Zv/ministri i Financave, Nezir Haldeda, ka sqaruar për Vizion Plus, se vonesat lidhen me zëvendësimin që i është bërë serverit qendror të thesarit të shtetit, i cili pas tre javë mosfunksionimi është vënë në punë te premten e kaluar. Për shkak të fluksit të madh të pagesave, kanë ndodhur edhe problemet me rrogat e administratës. Nga ana tjetër, disa prej bankave tregtare që bëjnë shpërndarjen e fondit të thesarit për punonjësit, janë shprehur jashtë kamerës se deri më sot dega e thesarit nuk ka çelur asnjë fond. Situata në buxhet për 7 muajt e parë të këtij viti ka rezultuar e vështirë. Zyrtarisht edhe raportet mujore të ministrisë së Financave pranojnë rënien e të ardhurave në arkën e shtetit dhe një tejkalim të konsiderueshëm të shpenzimeve.
Although this Monday marks the fifth day without salary, leaving thousands of pending budget, administration employees have more reluctant to speak publicly about this unprecedented delay. 87 thousand is the total number of civil servants who have launched last July without pay. Teachers, white shirts, police officers and all employees of the ministries we expected salary August 1, after a large part of their planned vacations. Deputy / Minister of Finance, Nezir Haldeda, explained the Vision Plus, the delays associated with the replacement server that has become central to the state treasury, which after three weeks of closure was put into operation last Friday. Due to the large influx of payments problems have occurred with the administration salaries. On the other hand, some commercial banks that make the distribution of treasury stock to employees, expressed off camera that until now the treasury branch has not opened any fund. The situation in the budget for the first seven months of this year has proved difficult. Officially the monthly reports to the Ministry of Finance accept lower revenues to the state coffers and a considerable excess spending.