http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se përmes një vendimi qeverie, vë nën kontroll të gjitha të dhënat elektronike të shqiptarëve. Deputeti Endri Hasa tha se me këtë vendim, kryeministri mund të veprojë pa lënë gjurmë në çdo sistem elektronik të vendit, përfshirë sistemet sekrete apo ato të sigurisë.
?Merr nën kontroll të gjithë infrastrukturën dhe stafin teknik në të gjithë vendin! Kontrollon çdo të dhënë, por nuk kontrollohet nga askush! Big Brother i Edi Ramës mund të ndërhyjë pa i dhënë llogari askujt në regjistrin Elektronik të Pronave, të Tatimeve, në Dogana, në Gjendjen Civile, në regjistrin e Gjykatave, në sistemet sekrete të sigurisë dhe në ato Mbrojtjes. Big Brother i Edi Ramës mund të ndërhyjë kudo ku ka sisteme elektronike, duke shkelur të drejtat e njeriut, duke ndryshuar të dhënat tona pa u kontrolluar nga askush!?
Por sipas opozitës me këtë vendim, Agjencia ka marrë nën kontroll edhe pajiset, sistemet, stafin që përpunon sekretet shtetërore në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e kudo tjetër.
?Me ligj, duhet që DSIK-ja, përgjegjëse edhe për vettingun, të ketë kontroll mbi njerëzit dhe sistemet me informacion e sensitive përfshirë ato të AKSHI-t. Pse i duhet Big Brother-i, një agjenci civile, të marrë kontrollin e sistemeve të Ministrisë së Mbrojtjes të një vendi anëtar të NATO-s? Të gjithë e mbajmë mend skandalin e kopjimit dhe fshirjes së të dhënave nga serveri i Tatimeve 4 vjet më parë. Veprimi u zbulua, sepse la gjurmë. Por tani Big Brother është vetë edhe tek serveri i Tatimeve, edhe tek sistemi i gjurmëve?
Për PD, zgjidhja u bë me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe jo me ligj në Parlament, pasi kështu do jetë më e lehtë që shërbimi i mbledhjes se TVSH të jepet me koncesion tek njerëz te afërt te kryeministrit.