Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati Sajmir Visha ka deklaruar në studion e ?Tonight Ilva Tare? se prokuroët janë të bindur se pas asaj që ndodhi me Kryeprokurorin Llalla, ambasadori Lu do të japë dorëheqjen. Ky konstatim erdhi pas një ?sondazhi? që vetë Visha kishte bërë më disa prokurorë.
Visha distancohet nga kjo ?luftë e ftohtë? mes Ambsadës Amerikane dhe Prokurorisë së Përgjithshme, por thotë se përpara se të sulmohet individi janë disa hallka institucionesh.
Avokat Visha tha se reforma në drejtësi ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme që në momentin e parë të zgjedhjes së eksprtëve. Ai tha se asnjë nga tre forcat politike nuk kërkon që ta kalojë këtë ngërç para zgjedhjeve.
Visha: Sot përpara se të vija në këtë emision mora mendimin e shumë kolegëve të mi, jo avokatë, por prokurorë të cilët duke i bërë pyëetjen kush ka të drejtë Lu apo Llalla të gjithë mu përgjigjen që Llalla ka të drejtë. Por pas kësaj përgjigje të gjithë prokurorët kishin një lloj buzëqeshje dhe kur arrija të bëja pyetjen e dytë më tej, të gjithë me ironi thoshin që Lu do japë dorëheqjen, sepse Lu do dalë i humbur. Unë nuk besoj në këtë luftë politike. Prokurorët janë të bindur se Lu do të japë dorëheqje me atë çfarë kam bërë unë sondazh aty?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/avokat-visha-prokuroret-jane-te-bindur-se-lu-do-dorehiqet/