Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në ?360 Gradë? nga Artur Zheji në Ora News, tha se nuk heq asnjë presje nga deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, në lidhje me klanet kriminale, duke shtuar LSI-ja e ka artikuluar këtë shqetësim prej dy vitesh, por nuk është dëgjuar.
Kryemadhi: Nuk dua t?i heq asnjë pikë dhe asnjë presje dhe as nuk dua t?i shtojë ndonjë fjali asaj që tha ambasadori. Është pse është pak e vonë. Sepse këtë që thotë ambasadori e kemi artikuluar gati dy vjet. Ne tashmë na janë kthyer kriminelët në policët dhe policët në kriminelë.
Gjatë gjithë kësaj kohe kishim reklamë që mediat i bënin reklamë policisë për rripin në makinë, por gjithë kjo kamuflonte kapjen e strukturave të policisë së shtetit dhe shpërthimi i tyre i jashtëzakonshëm ndodhi gjatë zgjedhjeve ku kriminelët ushtronin presion në shtëpitë e njerëzve do të marrësh paratë apo plumbin dhe dy metra më tej, ishte makina e policisë që bënte presion psikologjik që mos merr guximin të denoncosh për këtë person që kërcënon.
Nuk mund të them se me deklarata mund të luftosh krimin. Ambasadori tha se paratë e krimit do të blejnë prokurorin dhe gjyqtarin, por unë them se edhe do ta vrasi prokurorin dhe gjyqtarin.
Zheji: Ti thua se ofensiva e krimit mund të shkojë deri në vrasjen e gjyqtarit dhe prokurorit?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kryemadhi-lu-tha-se-krimi-blen-prokuroret-une-them-mund-te-vrase/