Avokati Ardian Visha, i ftuar në stud" />
Avokati Ardian Visha, i ftuar në stud"/>

Ora News - "Seiti", avokat Visha: Ministri i Drejtësisë, "zot" në një proces ekstradimi

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati Ardian Visha, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deklaroi se Ministria e Drejtësisë vendos për ekstradimet, duke iu referuar rastit të Nezar Seitit. Më tej, ai u shpreh edhe për organet e reja të Vettingut, duke shprehur pakënaqësitë për anëtët e KLGJ-së dhe KLP-së.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, avokati Ardian Visha, foli për ekstradimin e Nezar Seitit drejt Italisë, duke theksuar se Ministria e Drejtësisë është zot për procesin e ekstradimit.

Visha: Pra ministri i Drejtësisë është zot fuqiplotë në një porces ekstradimi dhe vullneti i tij është paraprirës në këtë çështje. Nëse ministrja e dinte që kishte një ndjekje penale ndaj tij dhe natyrisht ndjekje e shoqëruar me një masë sigurie, atëhere lihet në oportunitetin e saj një ekstradimi i kushtëzuar.

Sipas tij, Shqipëria është inferiore përsa u përket ekstradimeve.

Visha: Ka një nënshtrim absolut të Shqipërisë drejt Italisë sa i përket ekstradimeve.

Visha foli edhe për kandidatët e organeve të reja të Vettingut, si Këshilli i Lartë Gjyqësor apo SPAK, duke shprehur pakënaqësitë e tij.

Visha: Nuk jam i kënaqur me cilësinë e gjithësecilit prej tyre. Kjo mund të jetë edhe frytë i një modestie. Pra nuk i njoh të gjithë shumë mirë, por për ata që njoh për disa prej tyre kam vërejtje, pra nuk është ky selektimi më absolutë që bëhet. Nuk do isha kurrë që një prokuror i SPAK-ut të vihej sic është vënë nën një kontroll të plotë. Zgjedhja e Prokurores Marku për mua është i ligjshëm.

Avokati u shpreh se politika mund ta pengojë procesin e vettingut në drejtësi, ndërsa shtoi se prokurorët antikorrupsion duhen lë

Për më shumë lexoni në:


http://www.oranews.tv/article/seiti-avokat-visha-ministria-e-drejtesise-zot-ne-nje-proces-ekstradimi

Share This Video


Download

  
Report form