SHBA: Nuk na frikësoni dot! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas akuzave te prokurorit te përgjithshëm Adriatik Llalla, ambasadori amerikane ne Tirane Donald Lu i ka bere te qarte se asnjë përpjekje per te frikësuar Uashingtonin nuk do te funksionoje. Ne nje deklarate te postuar ne rrjetet sociale diplomati amerikan Donald Lu ka premtuar se reforma ne drejtësi nuk do te minohet e ajo do te luftoje si manipulimin politike, ashtu edhe korrupsionin ne gjyqësor.?Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim.?Javën e ardhshme mbërrijnë ne Tirane gjyqtaret dhe prokuroret amerikane dhe te Bashkimit Europian, te cilët janë pjese e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit dhe do te asistojnë procesin e vettingut. Sipas ligjit per rivlerësimin e prokuroreve dhe gjyqtareve, Adriatik Llalla si Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë i nënshtrohet i pari vettingut. Te enjten, Prokurori i Përgjithshëm reagoi ashpër ndaj deklaratës se ambasadorit Lu, i cili e akuzoi shefin e akuzës se per 18 muaj me radhe kishte punuar kundër reformës ne drejtësi. Llalla e quajti qëndrimin nje shantazh sorosian qe nuk do te funksiononte ne Prokurorinë e Përgjithshme. Por ai shkoi me tej, duke akuzuar diplomatin e larte amerikan se i kishte bere presion per mbylljen e hetimeve per kompaninë e naftës Bankers Petrolium dhe se kishte ndërhyre per interesa thellësisht personale.

Share This Video


Download

  
Report form