http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti i Mediave Audiovizive i cili funksionon vetëm me 4 anëtarë gjatë vitit 2013 është përballur me një sërë sfidash të pakapërcyeshme për shkak të mungesës së kuorumit. Kryetarja e AMA-s Endira Bushati ka raportuar në Komisionin e Medias se janë bllokuar vendimet për dhënien dhe heqjen e licencave, ngritja e Këshillit të Ankesave, miratimi i rregullores së brendshme vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar. Sipas Endira Bushatit kjo situatë bën të pamundur respektimin e afateve për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike në qershor 2015. Në lidhje me transmetimet numerike kryetarja e AMA-s ka theksuar paligjshmërinë që ekziston në këtë fushe prej 10 vjetësh. Kryetarja e AMA-s iu ka dhëne përgjigje edhe akuzave të televizioneve "Top Channel" dhe "Tv Klan" në lidhje me piraterinë. Sipas saj, asnjë prej mediave që ngre akuza nuk ka sjelle para institucionit certifikatën nga zyra për mbrojtjen e të drejtës së autorit. Kryetarja e AMA-s ka theksuar se operatorët që kanë licencë kombëtare nuk respektojnë as kushtet për mbulimin e territorit me sinjal.