http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga sot, te gjithë mjeket e Tiranës, recetat duhet ti lëshojnë përmes kompjuterit dhe jo te shkruara me dore. Ne përshkrimin elektronik shkruhet diagnoza e çdo pacienti, medikamentet qe lëshohen dhe ne fund firma e mjekut. Qe nga momenti kur mjeku konfirmon recetën, me një klikim ne kompjuter ajo gjendet online ne çdo farmaci. Mjeket e qendrave shëndetësore shpjegojnë si do te funksionoje ky proces tek marrja e medikamenteve nga pacientet ne farmaci. Receta elektronike do te aplikohet ne te gjitha farmacitë qe kane kontrate me fondin e sigurimeve shëndetësore. Fillimisht ajo do te lëshohet vetëm per barnat me rimbursim te plote dhe te pjesshme. Drejtoresha e qendrës shëndetësore nr 3, Bruna Shiroka tregon se aplikimi i recetës elektronike do te shmange abuzimet nga farmacitë. Per shkak te problemeve ne sistem, mjeket edhe sot i kane lëshuar recetat te shkruara ne letër. Farmacistet tregojnë se kane punuar me te gjitha llojet e recetave, kryesisht ate ngjyre roze qe lëshohet per pacientet qe përfitojnë rimbursim te plote. Receta elektronike nis aplikimin ne Tirane dhe brenda këtij viti do te shtrihet ne te gjithë vendin.