http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është fatura e re që do të printohet për të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike brenda këtij viti. Kompania e Shpërndarjes së Energjisë ka disa muaj që ka filluar instalimin e pajisjes elektronike, e cila përcjell të dhënat se sa kilovat ka shpenzuar çdo familje në kohë reale në sistemin qendror të OSHEE-së dhe më pas ajo i dërgohet të gjithë klientëve. Tashmë nuk do të jetë më në dorën e faturistit për të shënuar se sa para do të paguajnë abonentët e OSHEE-së dhe mundësia për gabime do të jetë 0. Kompania ka nisur testimin e këtyre pajisjeve, të cilat quhen në gjuhën teknike PDA, fillimisht në Tiranë dhe Durrës. Instalimi i tyre në të gjithë Shqipërinë do t?i kushtojë OSHEE-së afërsisht 1.5 milion dollarë.