http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mjekët ngrenë alarmin se ata që nisin të përdorin cigaren elektronike, kryesisht të rinjtë, në të ardhmen mund të krijojnë varësi për të filluar duhanin tradicional.?Ka studime që tregojnë se një përdorues i cigares elektronike, krijon varësi dhe nesër ai është një kontingjent i mundshëm për të nisur duhanin. Sidomos të rinjtë, të cilët e konsiderojnë atë si një aksesor për tu dukur edhe më tërheqës?- thotë mjeku Eritjan Tashi.Paralelisht me këtë fakt, tashmë ka studime konkrete lidhur me dy efekte anësore që shkakton ky produkt tek shëndeti i popullatës.Efekti i nikotinës është e provuara që ndikon negativisht tek njerëzit që kanë probleme me zemrën. Duke bërë që sëmundja e tyre të avancojë më shumë në rast se janë përdorues i nikotinës. Paralelisht me ketë fakt është e konfirmuar se cigarja elektronike praqet probleme për në rrugët e frymëmarrjes.Sipas të dhënave, cigarja elektronike më së shumti është prodhim kinez, çka ngre një pikëpyetje të madhe për certifikimin e këtij produkti.Në të gjithë këtë panorame me studime të shumta mjekësore për efekte negative, si dhe nga ana tjetër me qëndrimin kundër përdorimit të këtij produkti nga OBSH, ministria jonë e shëndetësisë kërkon që të zyrarizojë përdorimin e saj nëpërmjet një iniciative ligjore.