http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht debateve dhe kundërshtive te mjekeve te ish-spitalit ushtarak, qendra kombëtare e traumës do te rikthehet ne varësinë e Ministrisë se Mbrojtjes. Me një urdhër te brendshëm te kryeministrit Edi Rama, tashme është vendosur qe ky spital dhe pjesa administrative e tij t?i kaloje serish ushtrisë. Duke mos dhëne shume sqarime per vendimin, ministri i shendetesise Ilir Beqaj i pyetur nga Vizion Plus, la te kuptohet se varësia e re e spitalit nuk do te sjelle asnjë ndryshim per pacientet. Ndërkohë qeveria ka financuar rreth 85 milion leke për krijimin e shërbimit kombëtar te urgjencës. Godina e re po ndërtohet pranë Spitalit Ushtarak. Gjate inspektimit te punimeve, ministri i shendetesise tha se se ky investim synon te rrisë kontrollin dhe cilësinë ne shërbimin e urgjencës. Shërbimi kombëtar i urgjencës do te vihet ne funksion pas një viti e gjysme.