Buxheti, Nishani kundër Ministrisë së Mbrojtjes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Presidenti i Republikës Bujar Nishani kërkon rritjen e buxhetit per Ministrinë e Mbrojtjes, i cili ne arsyetimin e tij eshte hartuar ne shkelje te ligjit. Nëpërmjet nje letre drejtuar deputeteve te Parlamentit, kreu i shtetit ne cilësinë e komandantit te përgjithshëm te Forcave te Armatosura, argumenton se në ligjin ?Për miratimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025?, buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është përcaktuar të jetë 1% i Prodhimit të Brendshëm Bruto, por ne fakt eshte 25% me pak se detyrimi ligjor, vetëm 0.75 % e PBB-së.

?Krahas të qënit një ulje drastike me ndikim në arritjen e objektivave madhore në fushën e mbrojtjes, kjo është më e ulëta që prej vitit kur Shqipëria mori statusin e vendit Aspirant ne vitin 1999?.

President ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se nuk ka bere asnjë konsultim paraprak për buxhetin, duke ngritur edhe nje tjetër shqetësim ne lidhje me angazhimet e Shqipërisë ne NATO.

?Nënvizoj me shqetësim konstatimin se draft-buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është shumë më i ulët (afërsisht 2.8 herë) se niveli 2% i PBB-së, synimi kombëtar i konfirmuar në NATO dhe angazhimi i nënshkruar nga 28 Kryetarët e Shteteve të NATO-s në Samitin e Varshavës, Poloni?.

Kjo është hera e dyte qe kreu i shtetit Bujar Nishani kërkon ndryshimin e projekt buxhetit për vitin e ardhshëm. Pak dite me pare, ai kërkoi fonde shtese per presidencën, duke paralajmëruar se ne te kundërtën, do ta çonte buxhetin ne Gjykatën Kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form