http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe prej nje shkurtit mjeket ne Tirane po i lëshojnë recetat mjekësore ne mënyre elektronike. Sipas ministrit Beqaj ky eshte nje lehtësim per mjeket dhe pacientet per te marre nje shërbim me te shpejte dhe me te sigurte.?Ajo që prezantojmë sot është një pjesë e të gjithë puzzle-it të shëndetësisë elektronike që duam të krijojmë. Praktikisht, duhet të kemi parasysh që kemi zbatuar, po zbatojmë dhe kemi të alokuara fonde për të zbatuar së afërmi projekte që lidhen me ?e-Health?-in që janë 36 milionë euro. Është shumë e rëndësishme që t?i shfrytëzojmë sa më mirë, në radhë të parë për të lehtësuar punën tuaj, për të rritur cilësinë e punës tuaj, dhe besojmë se, gradualisht, do të lehtësojmë edhe kujdesin shëndetësor që ofrojmë ndaj pacientëve, sidomos në uljen e kohës së pritjes, radhëve të pritjes dhe barrës administrative?Ministria e inovacionit Harito, tha se teknologjia po ndihmon sistemin duke ulur korrupsionin dhe abuzimet. Ne recetën elektronike shkruhet diagnoza e çdo pacienti, medikamentet qe jepen dhe ne fund firma e mjekut. Qe nga momenti kur receta konfirmohet, me një klikim ne kompjuter ajo gjendet online ne çdo farmaci, e cila ka kontrate me fondin e sigurimeve shëndetësore. Fillimisht ajo do te lëshohet vetëm per barnat me rimbursim te plote dhe te pjesshëm.