Banka e Shqipërisë: Jo rritje të kostove të kredisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë shprehet optimiste se ky vit edhe pse elektoral do të shënojë rritje të kredisë për ekonominë. Por a do të jenë kreditë në valutë më të shtrenjta këtë vit?Fundviti i kaluar shënoi një rritje të interesave, por Banka e Shqipërisë thotë se do të vijojë me politikat e saj lehtësuese, me qëllim stimulimin e kreditimit në lekë. Mesatarisht, kredia e re në sistemin bankar gjatë një viti, arrin në 20 miliardë lekë, por institucioni më i lartë monetar, thotë se gjate 2017-ës, pritet një rritje e mëtejshme e kreditimit.Vitin qe lame pas, u vu re një tendencë rritëse e kredisë për individë dhe një rënie për kreditë e bizneseve. Sipas të dhënave, deri më tani ka munguar një kërkesë e shëndetshme nga ana e individëve, por mbi të gjitha nga ana e biznesit për të kërkuar hua, ndaj dhe bankat kanë qenë më të frenuara.

Share This Video


Download

  
Report form