Banka e Shqipërisë vijon të heshtë për “Dajtin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë vijon të shpërfillë interesin publik duke mbajtur larg transparencës, tenderin e zhvilluar për rikonstruksionin e hotel ?Dajtit?. Askush nuk ka një informacion të qartë lidhur me një procedurë të zhvilluar nga një ent publik, i cili menaxhohet nga taksat e shqiptarëve.Ndonëse ka detyrime ligjore të japë çdo informacion, i cili në thelb ofron transparence dhe nuk cenon sigurinë apo nuk përbën sekret bankar, Banka Qendrorë, ka vendosur të sillet si një pronare e pasurisë së shqiptarëve, duke shpërfillur informimin publik.Transparenca lidhur me një tender publik, siç është ai i godinës simbol në qendër të qytetit është mesë e domosdoshme, aq më tepër kur këto shpenzime dhe investime, kryhen nga paratë e shqiptarëve. Banka Qendrorë shkon edhe më tej teksa shpërfill edhe kërkesën e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, Arben Malaj, i cili ka kërkuar pikërisht atë që ka nevojë publiku, transparencë.Procedura e tenderit për rikonstruksionin e godinës së hotel ?Dajtit? është përfshirë nga hije dyshimi, pasi autoriteti bankar refuzon të japë shpjegime lidhur me: garën e zhvilluar, kush ishin kompanitë pjesëmarrëse dhepse firma fituese ishte në avantazh nga të tjerat. Ndërsa kostot me të cilat do të kryhen punimet e godinës, ngrenë pikëpyetje të mëdha, se pas kësaj procedure, ka një skandal financiar.

Share This Video


Download

  
Report form