Veliaj: Jo rritje çmimi të biletës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-22

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtuesit e linjave urbane ne kryeqytet, kërkojnë nga pushteti vendor rritjen e çmimit te biletës, me shume se dyfishi i vlerës aktuale. Kjo kërkese tingëllon çuditshme, për kushtet qe ofron sot transporti urban ne Tirane. Pavarësisht se kemi një shërbim qe le shume per te dëshiruar, qe nga kushtet ne autobus e deri tek vonesat ne mbërritjen ne stacione, operatoret privat me llogarite e tyre kane argumentuar se rritja e çmimit ne 70 leke i shpëton nga falimentimi. I menjëhershëm ka qene reagimi i kryebashkiakut te Tiranës Erion Veliaj. Kreu i bashkisë ka deklaruara prerazi kjo kërkese absurde, nuk do te realizohet per sa kohe Veliaj te jete ne krye te Tiranës. Protestat dhe presionet nga operatoret privat per rritje çmimi te biletës, kane qene te vazhdueshme. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka çmimin me te ulet te biletës, por padyshim ka edhe standardet me te ulëta te transportit, krahasuar me vende si Kroacia, Hungaria, Serbia, Turqia madje dhe Kosova

Share This Video


Download

  
Report form