Është ndërprerë pas 5 minutash nga nisja mbledhja e Komisionit të Partisë Demokratike për CEZ për të rifilluar pas disa minutash.
Kjo mbledhje ka zgjatur vetëm pak në nisje pasi mes deputetëve ka pasur debate dhe ofendime.
Ndërsa Eduart Shalsi ka kërkuar që të qëndrohet orar e pa orar që të zhvillohen seancat me dëshmitarët, Spaho ka kaluar në ofendime.
Debati para se të ndërpritej mbledhja e komisionit
Shalsi: ?Iu kërkoj të qëndrojmë orar e pa orar të zhvillojmë të gjitha seancat me dëshmitarët. Herën tjetër ikët për ndeshjen.?
Spaho: ?Je i pafytyrë.?
Shalsi: ?Palaço, je dhe goxha burrë. Të vazhdojë seanca, por jo me këtë gjuhë.?
Spaho: ?Është e drejta juaj të vendosni si do silleni.?
Pas këtyre debateve Shalsi ka vendosur të ndërpresë seancën ndërsa është shprehur se mund të vijojë por jo me këtë gjuhë.
Pas një pushimi disa minutësh ku debati në komision ka vijuar me tone të larta pa praninë e medias, ka rinisur sërish me diskutime mes të pranishmëve.