A1 Report - PD: Ne krye te CEZ-it ne Durres nje i denuar per shperdorim detyre

Report TV 2015-08-22

Views 9

TIRANË- Sot Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër emërim të një personi të dënuar në 2008 për shpërdorim detyre. Fjala, sipas PD-së është për Plator Mehmetit, kryeinxhinier i CEZ-it në Durrës, i dënuar në 2008 për shpërdorim detyre.

"Ndërsa energjia elektrike po bëhet më e shtrenjtë për qytetarët, dhe pritet më tej rritja e çmimit, teksa faturat aforfe janë shtuar, kur ndërprerjet e energjisë janë bërë të modës, në krye të CEZ-it në Durrës, rilindasit kanë vendosur një të dënuar për korrupsion, i cili ka bërë të paktën 9 muaj burg në vitet 2008-2009, për shpërdorim detyre", u shpreh zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi në një deklaratë për mediat.

Sipas Vorpsit, "Plator Mehmeti i arrestuar në vitin 2008 dhe i dënuar më pas nga gjykata e Durrësit për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, është rikthyer në ndërmarrjen e tij, si kryeinxhinier."

PD-ja thotë se "Sipas raportit të auditit të asaj kohe, të viteve 2003-2006 Mehmeti në bashkëpunim me drejtues të tjerë të KESH-it në Durrës, kanë shkaktuar një dëm prej 3 milionë eurosh."

"Sot, KESH-i i Durrësit quhet CEZ-i i Durrësit, por kryeinxhinier është sërish i njëjti, i dënuari për korrupsion, tashmë i rilindur", mbyll deklaratën zëdhënësja e PD-së, Vorpsi.

Share This Video


Download

  
Report form