Report TV - Berisha refuzon komisionin hetimor për CEZ-in, Balla: Edhe një shans

Report TV 2016-06-07

Views 0

Sali Berisha refuzoi të dëshmojë para deputetëve që po bëjnë hetimin e shitjes së OSHEE tek kompania CEZ. Ai nuk u paraqit në mbledhjen e komisionit, ndryshe nga ish ministrat, zv/ministrat dhe këshilltarja e tij. Megjithatë komisioni drejtuar nga socialisti Taulant Balla, vendosi t'i japë një shans të dytë dhe t?ia përcjellë sërish fletën e thirrjes.

"Berisha s?ka ardhur për të dëshmuar, do i çojmë prapë shkresë"- u shpreh socialisti, Balla.

Në një seancë dëgjimore të gjatë ish-ministri Energjetikës, Genc Ruli deklaroi se nuk dështoi privatizimi, por CEZ me urdhër të Pragës.

Sipas ish minsitrit privatizimi i OSSH-së ishte transparent në procesin e të cilit është angazhuar edhe Banka Botërore. Legjislacioni asokohe tha Ruli nuk ishte i mjaftueshëm

Ndërsa për kryetarin e komisionit hetimor, Balla, CEZ u shit me çmimin që vlente në 2007-ën, në një kohë kur në 2008-ën ai vlente rreth 50 milion më shumë.

Ndaj ish ministrit Genc Ruli mazhoranca ngriti dhe pretendimin se ishte njëkohësisht kryetar si në komisionin që përgatiste dokumentacionin e për privatizimin dhe në atë që duhet të vlerësonte ligjshmërinë e tyre. CEZ u privatizua në 2009 nga kompania ceke CEZ, për rreth 102 milionë euro, ndërsa në 2012 qeveria e kohës vendosi prishjen e kontratës si pasojë e shkeljeve të çekëve.

Share This Video


Download

  
Report form