Komisioni Hetimor për CEZ, Balla: Do të thirret Berisha dhe ish-ministra- Ora News

Ora News Lajme 2016-04-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-anëtarët e kabinetit të tij qeveritarë që kanë pasur lidhje me proçesin e privatizimit të OSSH-së nga kompania çeke CEZ, do të thirren për të dëshmuar, në Komisionin Hetimor Parlamentar. Mazhoranca kërkoi hetim mbi këtë proçes në bazë të një auditi të Ministrisë së Energjitikës, ku rezulton se ky privatizim i ka sjellë Shqipërisë një dëm prej 414 milionë euro.
Komisioni Hetimor Parlamentar për Privatizmin e OSSH-së i ngritur më kërkesë të mazhorancës, nisi punën në mungesë të deputetëve demokratë, të cilët kanë bojkotuar Parlamentin për 10 ditë.
Hetimi parlamentar do të drejtohet nga socialisti Taulant Balla dhe objekti ku do qëndrohet është kontrata e shitjes së 76 përqind të aksioneve në vitin 2009 dhe proçedurat e ndjekura për zbatimin e kësaj kontrate.
Deputetët e mazhorancës kanë gati planin e hetimit, ku sipas Taulant Ballës, për të dëshmuar do të thirren personat që kanë patur vendimarrjen, përfshirë edhe ish-kryeministrin Berisha dhe ish-anëtarët e kabinetit qeveritar të tij.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ceshtja-c...

Share This Video


Download

  
Report form