Kryeministri Edi Rama tha se rimbursimi i barnave edhe për 600 mijë persona të pasiguruar është një rilindje e mjekësisë në Shqipëri. Rama dhe ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, kanë prezantuar në Durrës vendimin e qeverisë për të futur si përfitues të listës së barnave të rimbursueshme edhe personat e pasiguruar.
?Tre vjet e gjysmë më parë ishin në det të hapur në këtë sektor. Sot nuk e kemi arritur portin por kemi një busull që na orienton në drejtimin e duhur dhe falë një punë të mirëorganizuar dhe një kantieri reformash dhe masash për të mbështetur çdo reformë ne jemi në kushtet kur mund t?ju themi njerëzve me krenari që ?ju kemi ulur në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për shëndetin?. Me shumë modesti e dimë që ka ende shumë për të bërë, por, me krenari, e dimë saktësisht se si do ta bëjmë këtë punë?, tha kryeministri.