Lëvizja Socialiste për Integrim, Luan Rama hodhi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama për kriminalitetin dhe korrupsionin në sistem.
Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për kanabizimin e vendit dhe korrupsionin në institucionet e shtetit.
Ai tha se marrëveshja politike PS-LSI e prillit 2013 ka qenë në funksion të reformave dhe se sipas tij, LSI nuk është bërë pengesë për asnjë reformë të qeverisë.