#rtvora #oranews
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, denoncoi nga kopshti botanik grabitjen që po i bëhet pronës publike.
Në cilësinë e ish-studentes së Shkencave të Natyrës, Kryemadhi tha se e ndjen obligim moral të mbrojë këtë "laborator të mijëra studentëve, qe kanë studiuar dhe do të studiojnë aty".
Kryemadhi: Nuk duhet të ndodhë ajo që ndodhi me muzeun e kafshëve te Rruga e Kavjës, i cili u shkatërrua për tu ndërtuar pallate nga oligarkët. Nuk do të donim që e vetmja pasuri i që i ka mbetur Fakultetit të Shkencave të Natyrës të betonizohet siç po betonizohet çdo gjë në Tiranë.
Kryemadhi kërkoi një ndërgjegjësim dhe mobilizim qytetar për ti vënë fre "babëzisë" së Rilindjes.
Kryemadhi: Këtu kemi studiuar shumë bimë të rralla, shumë insekte dhe specie. Vetëm një specie nuk kemi studiuar, të cilën duhet ta studiojmë, specien e Rilindjes që po pushton jo vetëm pronat e shqiptarëve, por edhe të ardhmen e tyre. Idiokracia e Rilindjes që kërkon çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe lavatriçe të parave është e domosdoshme një ndërhyrje dhe ndërgjegjësim kombëtar dhe qytetar.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/kryemadhi-ne-mbrojtje-te-kopshtit-botanik-kerkon-studim-te-species-se-rilindjes
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz