Kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Kryemadhi, ka marrë pjesë në takimin me strukturat e kësaj partie në Elbasan. Kryemadhi akuzoi sërish qeverinë Rama se nuk e do Reformën në Drejtësi, pasi sipas Kryemadhi, qeveria është e lidhur me aferën e Unazës së Re. Kryemadhi kërkoi nga Rama që të arrestohet drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
?Vettingun e politikës, që është shumë e thjeshtë për të bërë analizën dhe kontrollin e çdo politikani, e çdo drejtuesi institucioni të shtetit, sepse është e domosdoshme për të zhvilluar Shqipërinë, shkëputja e politikës, shkëputja e institucioneve të shtetit nga krimi është e domosdoshme. Por nuk mund të shkëputet politika nga krimi, nëse politika nuk do të bëjë Vettting. Nuk mund të shkëputet institucionet e shtetit nga krimi dhe nga bandat nëse nuk do të bëjnë Vetting.?-tha Kryemadhi.