Report TV - Luan Rama: Krimi e korrupsioni për shkak Kryetarit të Rilindjes

Report TV 2017-07-09

Views 4

Lëvizja Socialiste për Integrim, Luan Rama hodhi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama për kriminalitetin dhe korrupsionin në sistem.

Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për kanabizimin dhe korrupsionin në institucionet e shtetit.

Ai tha se marrëveshja politike PS-LSI e prillit 2013 ka qenë në funksion të reformave dhe se sipas tij, LSI nuk është bërë pengesë për asnjë reformë të qeverisë.

Deklarata e Luan Ramës:

Marrëveshja e Shkodrës, apo e 1 prilli sicc njihet, funksionoi dhe vazhdon të funksinojë bashkëqeverisja me PS. S'ka qenë marrëveshje as për tepsip dhe as për timon. as për koncesione dhe as për kanabizimin, por një marrëveshje parimore e orintuar me gjithë angazhimin e LSI dhe PS për t'i dhënë vendit qeverisje të stabilizuar, të mirë, qeverisje për të ndikuar në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Share This Video


Download

  
Report form