Gruevski mandatohet për qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditën kur ka marre zyrtarisht mandatin per formimin e qeverise nga presidenti Ivanov, kreu i VMRO-DPMNE-se, Nikola Gruevski, ka dërguar nje paralajmërim te qarte ne drejtim te partive shqiptare, por ne veçanti ish-partnerit te tij ne qeverisjes ne vitet e fundit, Ali Ahmetit te BDI-se. Ne nje interviste per mediat maqedonase, Gruevski ka shprehur zhgënjimin per sjelljen e BDI-se dhe përpjekjet e saj per te vendosur sipas tij rregulla te reja loje. Kreu i VMRO-DPMNE deklarohet i sigurt se shume shpejt do te ketë zgjedhje te reja ne vend, ku partia e tij do te fitoje thelle, pa patur detyrime ndaj askujt per te formuar qeverinë. Pas marrjes se mandatit ketë te hënën, Gruevski ka 20 dite kohe per te formuar qeverinë. Sipas analisteve politike ne Maqedoni kjo duket nje përpjekje shume e vështire, thuajse e pamundur, duke patur parasysh marrëveshjen e partive shqiptare, me anë të së cilës paraqesin kushte për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, e që kërkojnë nga ana tjetër, ndryshime kushtetuese. Po ashtu, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët janë shprehur prerazi se nuk do të futen në një koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në. Komisioni Evropian ka theksuar ketë te hënë nevojën për formimin sa më shpejt të një qeverie të qëndrueshme. Zëdhënësja Maja Kocianjçiç duke folur nga Brukseli tha se KE dëshiron të shohë realizimin e reformave që dalin nga marrëveshjet politike të vendit.

Share This Video


Download

  
Report form