http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Hungaria ka pranuar kërkesën për azil politik, të ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski.Përmes një statusi në rrjetin e tij në Facebook, Gruevski shkruan se kërkesa e tij është pranuar nga Hungaria, pasi vendin e tij ndiqet politikisht.?Sot Republika e Hungarisë, vend anëtare e BE-së dhe NATO-së, u përgjigj pozitivisht në kërkesën time për marrjen e azilit politikë, për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë. Në kërkesën time për azil kam theksuar se azilin e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga ana e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja. Kam nënvizuar se Qeveria dëshiron të më privoj nga liria duke shfrytëzuar hapa dhe metoda jodemokratike dhe duke keqpërdorur sistemin gjyqësor në Maqedoni. Unë nuk kam ikur nga drejtësia, por duke shfrytëzuar metodat ndërkombëtare të së drejtës vazhdoj ta kërkoj drejtësinë për mua dhe për gjithë viktimat e tjera të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë?.