http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri kosovar Isa Mustafa dhe ai maqedonas Nikolla Gruevski kane shfrytëzuar Forumin Ekonomik për të diskutuar mbi situatën e tensionuar në Kumanovë. Krerët e dy qeverive janë takuar dhe kanë biseduar kokë më kokë, larg vëmendjes së mediave. Pasi takimi mes Mustafës dhe Gruevskit kishte nisur prej disa minutash, dy kryeministrave u bashkohet edhe shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama. Detaje të takimit nuk janë zbardhur. Por Isa Mustafa, pas përfundimit të takimit konfirmoi se kishte kërkuar nga qeveria maqedonase hetim për gjithçka qe ndodhi në Kumanovë dhe shmangien e situatave te tilla ne te ardhmen. Ndërsa kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski nuk ka preferuar të flasë për mediat rreth takimit me homologun Mustafa.