Hyseni: Nuk kishim informacion për Kumanovën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm kosovar Skënder Hyseni hodhi poshtë informacionet e publikuara ne disa media se dikasteri qe ai drejton, ka pasur dijeni për ngjarjet ne Kumanove. Sqarimin ai e beri gjate raportimit përpara Komisionit Parlamentar per çështjet e Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.Skender Hyseni:Nuk kemi pasur kurrë raport nga AKI-ja për grupin e armatosur që luftoi në Kumanovë. Unë dhe kryeministri Isa Mustafa nuk kemi qenë të informuar për Kumanovën dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk e ka as numrin e saktë të shtetasve të Kosovës të përfshirë në përleshjen e armatosur atje. Po ashtu ende është e vështirë të konfirmohet se kush nga pjesëmarrësit është vrarë dhe kush nga ata është i burgosur.Sipas Hysenit, ajo qe ka ndodhur në Maqedoni është përgjegjësi e shtetit maqedonas. Ai akuzoi autoritetet e këtij vendi se po luajnë me mënyrën e dorëzimit të emrave të të vrarëve. Sipas informacioneve te policisë se Kosovës, në incidentin në Kumanovë janë vrarë 9 shtetas kosovarë dhe janë arrestuar 21 te tjerë.

Share This Video


Download

  
Report form