Ka mbërritur prej dy javësh në vendin tonë por nuk ka një vend ku të strehohet e sot ai gjendet i rehabilituar në një qendër ditore sociale në Tiranë.
Angazhimi i bashkisë së kryeqytetit për të strehuar të pastrehët në ambiente të sigurta për shkak të temperaturave të ulëta, ka përfshirë edhe këtë shtetas amerikan.
31-vjecari Trevor James, nga Oregon i SHBA, pas një turi në disa vende të Europës, nga Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia, prej dy javësh bashkë me kitarën e tij bënte muzikë në rrugët e kryeqytetit shqiptar.