Report TV - Profil/ Kush është Arta Marku, kryeprokurorja që pason Adriatik Llallën

Report TV 2018-05-09

Views 1

Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, ka punuar si prokurore pranë organit të akuzës në Shkodër, duke mbledhur një eksperiencë prej 15 vitesh si prokurore e këtij rrethi.

Marku ka mbarur në vitin 1999 studimet në Shkodër në degën e Drejtësisë, ndërsa Magjistraturën e përfundoi në 2001-shin, duke dalë brezin e parë të prokurorëve. Arta Marku është nënë e dy vajzave të mitura, ndërsa bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore për qarkun Lezhë. Arta Marku njihet si një prokurore tejet heremetike, e kujdesshme, por të mbetur jashtë vëmendjes mediatike e opinionit publik.

Gjatë garës për vendin e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, Arta Marku do të deklaronte në Komisionin e Ligjeve se Prokuroria është në kaos dhe se ajo është e aftë për t?i rikthyer normalitetin.

?E shoh Prokurorinë në kaos dhe kam aftësinë të kthej normalitetin.

Share This Video


Download

  
Report form