Ky që shihni në foto është Komrom Zukhurov me origjinë nga Taxhikistani, 24 vjeçari që mbrëmjen e së mërkurës, u vu në pranga nga policia, në Bulevardin ?Zogu i Parë? në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga gjykata federale në Karlsruhe të Gjermanisë pasi ai dyshohet si anëtar dhe pjesëmarrës në një organizatë të huaj terroriste e themeleuar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të ISIS.
Burime për Top Channel, bëjnë me dije se 24 vjeçari kishte hyrë në vendin tonë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, në datën 17 shkurt, i cili në Tiranë, dyshohet se jetonte tek disa të njohur të tij, edhe ata nga Taxhikistani.
Kormon Zukhurov, është pjesë e një grupi terroristësh, ku pesë prej tyre u arrestuan nga policia gjermane, në datën 15 prill në Berlin, duke goditur kështu celulën e tyre.
Ata kishin parashikuar të kryenin sulme ndaj individëve të cilët kanë qenë kritik të islamit, e po ashtu kishin parashikuar të ndërmerrnin sulme terroriste në BAZAT e forcave amerikane në Gjermani. Plan i sulmeve të tyre, sipas prokurorisë gjermane, ka qenë edhe Taxhikistani, vendi i tyre të origjinës.
Siç raportojnë edhe mediat gjermane, dy nga të dyshuarit kanë udhëtuar edhe në Shqipëri për të kryer një atentat, për të cilët do të pagueshin 36 mijë euro, por plani tyre dështoi, edhe ata u rikthyer përsëri në Gjermani.
Ndërkaq, operacioni për kapjen e 24 vjeçarit terrorist në vendin tonë, Komron Zukhurov, u organizuar nga antiterrori i vendit tonë, dhe ndërkaq hetimi vijon për të parë të tjera lidhje të tij.
Tashmë dosja e Zukhurov, është në dorë të prokurorosisë së Tiranës, nga ku më pas do të kryhen edhe procedurat për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Taxhikistani#Tirane#TopChannel